Ardian Nuhiu: Feronikeli kishte ardhur për t’u mbrojtur

Drita i ka ndarë pikët me Feronikelin, duke barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligë.

Pas ndeshjes trajneri i gjilanasve, Ardian Nuhiu ka thënë se Feronikeli kishte ardhur për t’u mbrojtur.

Ai ka thënë se i mungoi përqendrimi para portës.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, kishim një kundërshtar që kishte ardhur për t’u mbrojtur, prandaj edhe na dënuan në një rast. Ishim me kërkues se skuadra rivale, barazuam rezultatin në pjesën e dytë, por nuk realizuam mundesitë që krijuam. Na mungoi përqendërimi para portës, na mungoi vetëm finalizimi”, tha Nuhiu për “Art Sport”.

Në xhiron e radhës Drita do të takohet me Gjilanin në kuadër të derbit lokal.

Drita – Feronikeli i ndajnë pikët