Ardian Nuhiu: E merituam fitoren ndaj Gjilanit

Drita ka shënuar fitore sensacionale ndaj Gjilanit me rezultat 2-3, në fundin e ndeshjes, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritë, Ardian Nuhiu, duke thënë se kanë bërë një paraqitje të mirë.

Trajneri shkupjan është shprehur i bindur se e kanë merituar fitoren ndaj Gjilanit.

“Mendoj që kemi bërë paraqitje shumë të mirë, gjatë gjithë kohës kemi bërë më mirë se kundërshtari. Dy herë na u afruan dhe na shënuan, por po luanim mirë dhe kisha besim tek fitorja. Prisja golin e barazimit dhe më pas atë të fitores, me plotë meritë e kanë fituar qunat, uroj futbollistët dhe fitoren ja dedikojë ‘Intelektualëve’ të cilët i motivuan futbollistët. Të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm, Vucaj i dha ritëm skuadrës dhe erdhëm deri tek fitorja”, ka deklaruar Ardian Nuhiu.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e dytë me 30 pikë.

Po humbte 2-1, Drita shënon edhe 2 gola për fitoren ndaj Gjilanit (VIDEO)