Ardian Nuhiu: Drita tregoi shpirtin e kampionit

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Ballkanit me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës.

Pas kësaj fitoreje gjilanasit e kanë marrë kreun e tabelës me 36 pikë, një pikë më shumë se Ballkani.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka deklaruar se lojtarët e tij treguan shpirt luftarak.

“Ndeshje e luftuar shumë, shumë e vështirë por shpirti i grupit dhe erdhëm tek fitorja. Kundërshtari ishin shumë të mirë, por shfaqëm eksperiencën dhe arritëm deri tek fitorja. Mendoj se ishte fitore shumë e merituar për ne, jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve dhe me shpirtin luftarak që treguan”, ka deklaruar Ardian Nuhiu.

Në xhiron e ardhshme, Drita do të udhëtojë në Skenderaj për t’u përballur me Drenicën.

 

Drita mposht Ballkanin dhe rrëmben kreun e tabelës