Ardian Cuculi deri në vitin 2022 te Drita

Qendërmbrojtësi shqiptar Ardian Cuculi, do të jetë pjesë e skuadrës gjilanse Drita, deri në vitin 2022.

Skuadra e Dritës, përmes një njoftimi në “Facebook”, ka njoftuar se kanë nënshkruar kontratë të re me 32 vjeçarin  e cila do ta mbaj në qytetin e Gjilanit deri në vitin 2022.

Drita në njoftimin e klubit ka shkruar se Cuculi është njëri prej lojtarëve kryesor të kësaj skuadre dhe llogarin në të për sezonet e ardhshme.

Është arritur marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin tonëArdian Cuculi edhe për dy vitet e ardhshme.

“Cuculi është një prej lojtarëve kyç te skuadrës andaj drejtuesit e klubit i kane besuar që të jetë me ne deri në vitin 2022.Drejtori sportiv Valon Zymberi është shprehur tejet i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me Cuculin, te cilin e konsideron tejet te rëndësishëm ne projektin e madhë qe ka klubi”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Ardian Cuculi në këtë sezon ka qenë i pazëvendësueshëm në formacionin e Ardian Nuhiut, duke i bërë 19 paraqitje në Superligën e Kosovës.

Cuculi iu bashkua Dritës në verën e vitit 2019 nga skuadra shqiptare, Kuksi.