Arbëria – Feronikeli përfundon pa fitues

Arbëria dhe Feronikeli i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 0-0.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.

Pas katër xhirove Arbëria ka grumbulluar tetë pikë, duke u pozicionuar në vendin e parë momentalisht.

Feronikeli pas katër ndeshjeve ka grumbulluar pesë pikë.

Arbëria në xhiron e ardhshëm luan si mysafir ndaj Gjilanit.

Kurse, Feronikeli luan si vendas ndaj Dritës.