Arbër Hoxha me fjalë emocionuese pas operimit të gjurit

Sulmuesi i Ballkanit, Arbër Hoxha është operuar në gjurin e majtë gjatë ditës së sotme nga doktori Qerim Kida.

Hoxha ishte lënduar gjatë javës së kaluar në stërvitje duke i këputur ligamentet e gjurit të majtë, lëndimi i cili i mban jashtë fushës zakonisht gjashtë deri në nëntë muaj.

Sulmuesi i skuadrës suharekase ka njoftuar sot se e ka kryer me sukses operimin e tij.

“Falë zotit operimi përfundoj me sukses. Respekt për Dr. Qerim Kida për kujdesin e shtuar. Faleminderit nga zemra për të gjithë ju që e në veçanti klubit FC Ballkani për kujdesin e jashtëzakonshëm, krenar që jam pjesë e kësaj familje. Pas vështirësisë vjen lehtësimi. Do të rikthehem më i fortë”, ka shkruar Arbër Hoxha.