
Arb Manaj shënon dy gola në fitoren e Balikesirsporit ndaj Bursasporit (VIDEO)
21.2.2021 - 21:13
Balikesirspor ka shënuar fitore me rezultat 3-0, ndaj Bursasporit, në kuadër të xhiros së 22-të në Ligën e Parë në Turqi.
Sulmuesi kosovar Arb Manaj ka shkëlqyer duke i shënuar dy gola.
Arb Manaj i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 35’.
Sulmuesi nga Klina shënoi për 2-0, në minutën e 61’.
Vendasit shënuan për 3-0, në minutën e 86’.
Pas kësaj fitoreje Balikesirspor pozicionohet në vendin e 13-të me 23 pikë.
Manaj në këtë sezon i ka shënuar shtatë gola dhe dy asistime.
3 MAÇ 3 GOL
A R B M A N A J pic.twitter.com/kkVUlXpp6a
— Balıkesirspor (@Balikesirspor10) February 21, 2021