Anulohet Liga e Parë, Besa dhe Arbëria inkuadrohen në Superligë, asnjë skuadër s’bie në Ligën e Dytë

Federata e Futbollit e Kosovës, ka marrë vendim që ta përfundoj sezonin 2019/2020, në Ligën e Parë.

KALLXO.com, ka mësuar ekskluzivisht se FFK-ja ka vendosur që Besa e Pejës dhe Arbëria të inkuadrohen për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Nga Liga e Parë, nuk do të bie asnjë skuadër në Ligë ne Dytë.

Kurse në Ligën e Parë do të inkuadrohen dy ekipe nga Liga e Dytë, KF Kika dhe FC A-N.

Po ashtu nga Superliga do të bien katër ekipe në Ligën e Parë.

Liga e Parë për sezonin 2020/2021, do t’i ketë 20 ekipe, që aktualisht në këtë sezon i ka pasur 16 ekipe.

KALLXO.com, ka raportuar më herët ekskluzivisht po ashtu edhe për vendimin e marrë nga FFK-ja për Ligën e Dytë.

 

Ekskluzive: FFK përfundon Ligën e Dytë, Kika shpallet kampione