Anulohet edhe një ndeshje në ligën angleze, shkaktar COVID-19

Ndeshja e ligës angleze në mes të Brentford dhe Manchester United e paraparë të zhvillohet sonte, është anuluar pasi disa lojtarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Manchester United ka njoftuar se një pjesë e lojtarëve dhe stafit tashmë kanë rezultuar pozitiv dhe ndeshja nuk mund të luhet.

Pos Manchester United edhe një tjetër ekip anglez po përballet me COVID-19. Shumë lojtarë të Tottenham kanë rezultuar pozitiv.

Ende nuk dihet se kur kjo ndeshje do të luhet apo edhe kur lojtarët e Manchester United do të rikthehen në fushën e blertë.