Antonio Conte për ndeshjen ndaj Juventusit: Futbolli është sport, jo luftë

Inter – Juventus, do të përballen të dielën me 6 tetor, në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

Ndeshje e cila luhet prej orës 20:45.

Të dy skuadrat janë në krye të tabelës, Inter lider me 18 pikë, ndërsa Juventus në vendin e dytë me 16 pikë.

Trajneri  i Interit, Antonio Conte, në një konferencë për media ka folur për ndeshjen e nesërme.

Ai ka thënë se këtë ndeshje ndërmjet interit dhe Juves të gjithë dëshirojnë ta shkojnë, po ashtu tekniku Italian ka shtuar se futbolli është sport e jo luftë.

“Unë pres një takim me dy skuadrat që janë aktualisht në krye të tabelës në Serie A. Një gjë që ne duhet të jemi të sigurt është derbi D’Italia, një ndeshje e madhe që të gjithë duan ta shikojnë. Ne duhet të kemi një dëshirë, entuziazëm dhe guxim për të luajtur në këtë takim. Futbolli është sport dhe jo luftë“, ka thënë Antonio Conte.

Conte po ashtu nuk e ka zbuluar nëse Romelu Lukaku do të jetë startues për ndeshjen e nesërme.

 

“Shpresoj që t’i kem të gjithë lojtarët të gatshëm para ndeshjeve ndërkombëtare. Lukaku është duke punuar që të rikthehet për ndeshjen ndaj Juventusit, mirëpo ende nuk mund të them nëse ai do të luajë”, ka thënë Antonio Conte.