Antoni Conte flet para ndeshjes ndaj Dortmundit

Inter dhe Dortmund do të përballen të mekurën prej orës 21:00, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Aktualisht Dortmund është në vendin e parë me katër pikë.

Kurse Inter me vetëm një pikë nga dy ndeshje.

Kjo ndeshje për Interin do të jetë jetike, pasi në rast se humb do t’i zbehte gjasat për të vazhduar më tutje.

Antonio Conte, ka folur para ndeshjes në konferencë për media. Italiani ka thënë se nuk mund ta quajmë këtë ndeshje si finale, pasi është  e ekzagjeruar.

“Të flasim për këtë si një finale, duket e ekzagjeruar”, ka deklaruar Conte në konferencë për shtyp.

Conte përballjen ndaj Dortmundit e ka cilësuar si të rëndësishme e të cilën duhet ta fitoj Interi.

“Është sigurisht një lojë e rëndësishme kundër një ekipi të fortë, por gjithsesi është vetëm një lojë. Duhet të fitojmë, por finalet mbërrijnë më vonë. Është e nevojshme të marrim një rezultat të rëndësishëm në çdo lojë, kështu që qasja jonë nuk do të ndryshojë as nesër, madje as ideja apo mentaliteti ynë”, ka thënë Conte.