“Ankth” te Barcelona, Lionel Messi lëndohet përsëri

Barcelona u rikthye te fitoret, duke e mposhtur Villarrealin me rezultat 2-1, mirëpo katalunasve nuk i shkuan gjërat mirë.

Lionel Messi është detyruar që të largohet nga fusha e lojës, pas përfundimit të pjesës së parë, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e këmbës së majtë, duke ia liruar vendin Ousmane Dembeles.

Prej fillimit të sezonit, ylli argjentinas, Lionel Messi, në ndeshjen e sotme për herë të parë startonte prej fillimit, pasi në tri ndeshjet e mëparshme ka hyrë në lojë si zëvendësues.

Megjithatë, mbetet të shihet gjatë ditës së nesërme për ta konfirmuar saktësisht lëndimin e tij.