Anglia s'i kishte pranuar 3 gola në shtëpi që nga viti 2012, Kosova ia prish rekordin (Foto)

Kosova ka arritur që t’i shënoj tre gola në humbjen që e pësoi nga Anglia me rezultat 5-3, ndeshje e vlefshme për Grupin A, për kualifikimet e “Euro 2020”.

Interesante është fakti se Anglia nuk i ka pranuar tre gola prej shkurtit të vitit 2012, në miqësore ndaj Holandës, të cilën e kishte humbur me rezultat 3-2.

“Dardanët” arritën që t’ia shënojnë tre gola anglezëve pas shtatë viteve, në të gjitha kompeticonet duke i llogaritur këtu edhe miqësoret.

Sepse në ndeshje zyrtare, Anglezët nuk kanë pranuar tre gola që nga viti 2007.

Tani Kosova është në vendin e tretë në grupin kualifikues për EURO 2020.