Angli - Skoci: “EURO 2020” sjell sonte kapitullin e fundit të rivalitetit

Sonte, në kuadër të EURO 2020, kemi një përballje të cilën tifozët e Anglisë dhe Skocisë e kanë pritur me muaj të tërë -e premte, në Wembley, rivaliteti i tyre do të rinovohet.

Qyshkur Skocia siguroi pjesëmarrjen e tyre në Euro 2020 me një fitore përmes playoff-it në muajin nëntor, një tjetër pjesë e ndeshjes më të vjetër ndërkombëtare në futboll është diskutuar, debatuar dhe pritur shumë nxehtë me plot tensione.

Anglia mund të ketë fituar shtatë nga nëntë takimet e fundit, por barazimi 2-2 në Kampionatin Botëror në Hampden Park në qershorin e vitit 2017, kur Harry Kane e shpëtoi një pikë dramatike pasi Leigh Griffiths shënoi dy goditje të lira krejt në fundin e ndeshjes, tregon se asgjë nuk mund të përjashtohet në një konkurrencë midis këtyre dy kombëtareve.

Takimi i tyre i vetëm i mëparshëm në një turne të madh është një shembull tjetër. Gary McAllister kishte shansin për të barazuar Skocinë në Wembleyn e vjetër në një lojë në grupe në Euro 96, por në vend të kësaj, dy momente ikonike në historinë e futbollit anglez e ndryshuan lojën gjatë dy minutave të ardhshme: Mbrojtja e penalltisë nga David Seaman dhe goli legjendar i Paul Gascoigne për ta bërë rezultatin 2-0.

Sonte, të 22,500 tifozët në Wembley për këtë përballje do të shpresojnë të përjetojnë një eksitim të ngjashëm.

Pas raundit të parë të ndeshjeve në Grupin D, është Skocia ajo që ka nevojë për më shumë pikë.

Skuadra e Steve Clarke kishte shanset e tyre kundër Republikës Çeke, por gjithçka u mohua përmes disa golave të mirë të shenuara nga Patrik Schick, ndërkohë që Anglia pati një paraqitje inkurajuese në fitoren e tyre 1-0 ndaj Kroacisë.

Anglia do të kalojë në fazat e nokautit nëse shënojnë fitore sonte në ëembley dhe ata do të konfirmohen në dy më të mirët nëse fitojnë dhe nëse Kroacia nuk fiton ndaj Republikës Çeke.

Por, nga ana tjetër, cila mund të jetë mënyra më e mirë për Skocinë që të bëjë një hap të madh drejt një paraqitjeje të parë në një fazë të madhe eliminimi në një turne sesa duke mposhtur Anglinë në Wembley?

Fakte interesante

  • Për Anglinë, ekuacioni është i thjeshtë. Nëse skuadra e Gareth Southgate mund Skocinë do të kalojë tutje në raundin e dytë. Ata do të konfirmohen në dy të parët e grupit nëse sigurojnë fitoren ndaj Skocisë në Wembley të Premten dhe në rast se Kroacia nuk fiton ndaj Republikës Çeke.
  • Është po ashtu një lojë e madhe për Skocinë, e cila nuk do të jetë në gjendje të përfundojë në dy të parët nëse humbet nga Anglia dhe nëse Kroacia nuk fiton ndaj Republikës Çeke.

 

https://www.skysports.com/football/england-vs-scotland/preview/421501