Anel Rashkaj grumbullohet nga Kombëtarja e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se Kombëtares së Kosovës, gjatë ditës së sotme do t’i bashkohet futbollisti  Anel Rashkaj.

Rashkaj në listën fillestarë kishte qenë te rezervistët, por për shkak të problemeve me grumbullimin e lojtarëve është ftuar që tani për të dy ndeshjet.

Stërvitjen e parë, Dardanët do ta zhvillojnë gjatë ditës së sotme nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, por për shkak gjendjes së krijuar nga coronavirus do të jetë e mbyllur.