
Andy Murray infektohet me COVID-19
14.1.2021 - 17:04
Tenisti Andy Murray ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Infektimi me coronavirus ka vënë në dyshim planet e tij për të marrë pjesë në muajin e ardhshëm në Austrialia Open.
Kampioni i dyfishtë i Wimbledon i cili ishte gati të nisej për Melburn brenda 36 orëve dhe është detyruar të karantinohet në shtëpinë e tij në Londër.
Murray shpreson që të shërohet shpejtë dhe të udhëtoj për në Australi, pasi sipas mediave ka simptoma të lehta të virusit.
Australian Open do të nisë më 8 shkurt të këtij viti.