Ancelotti flet për debutimin e tij me fitore te Evertoni

Carlo Ancelotti u rikthye në Premier League pas më shumë se 8 vitesh dhe e nisi me fitore aventurën në pankinën e Everton.

Ekipi i italianit mposhti 1-0 në shtëpi Burnley , me një gol të shënuar dhjetë minuta përpara fundit të ndeshjes nga Calvert-Lewin.

60-vjeçari ka mbetur i surprizuar nga mikpritja e tifozëve të rinj dhe atmosfera e krijuar në “Goodison Park”. Ancelotti analizon fitoren dhe i thur elozhe repartit të mbrojtjes në prononcimin e dhënë pas ndeshjes së sotme.

“Sot ishte një ditë speciale për mua. Pritja ishte fantastike dhe atmosfera në Premier League nuk ndryshon kurrë. E merituam fitoren. U treguam pak të ngadaltë, por në fund ishte një performance e mirë. Mbyllja e ndeshjes pa pësuar gol ishte një sinjal i mirë. Ishte e rëndësishme, skuadra më pëlqeu shumë, sidomos në fazën defensive”, thekson trajneri i Everton.