Ancelotti do të shkarkohet nga Napoli nëse nuk i fiton dy ndeshjet e ardhshme

Napoli nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Serie A.

Napolitanët nga 12 ndeshje kanë arritur t’i fitojnë vetëm pesë prej tyre, duke barazuar katër herë dhe i kanë tri humbje, duke u pozicionuar në vendin e shtatë me 19 pikë.

Për dështimin e Napolit, po drejtohet gishti te trajneri Carlo Ancelotti.

Sipas “Sports Mediaset”, Ancelotti i ka dy ndeshje afat për ta shpëtuar punën e tij si trajner.

Nëse trajneri italian nuk i fiton dy ndeshjet e ardhshme me Napolin do të shkarkohet.

Si zëvendësues i Ancelottit pritet të jetë Gennaro Gattuso, i cili në sezonin e kaluar ishte pjesë e Milanit.