Amir Rrahmani i kryen testet mjekësore te Napoli, zyrtarizimi të hënën

Qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani, e ka kompletuar transferimin e tij te skuadra e Napolit.

Kapiteni i Kosovës, i ka kushtuar Napolit, plotë 14 milionë euro.

Kosovari sot i ka kryer testet mjekësore në klinikën Villa Stuart në Romë.

Sipas  Sky Sport Italia, shkruan se Rrahmani do të nënshkruaj një kontratë pesë vjeçare me Napolin me një pagë prej 1.8 milionë eurove në vit.

Zytarizimi i Rrahmanit, pritet të bëhet të hënën me 20 janar.

Napoli përveç 14 milionë eurove do të paguaj edhe 1.5 milionë euro për kapitenin e Kosovës.

Kapiteni i Dardanëve, do të qëndroj te Hellas Verona deri në përfundimin e këtij sezoni.