Amir Rrahmani flet para ndeshjes ndaj Leicesterit

Napoli do të përballet me Leicesterin të enjten në kuadër të ndeshjes së fundit në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Europës.

Italianët pozicionohen në vendin e tretë me shtatë pikë, vetëm fitorja i kryen punë që t’i vazhdojnë më tej garat në Ligën e Europës.

Në konferncë për media ka folur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Ai ka thënë se duhet të japin gjithçka në ndeshjen e nesërme.

“Janë ndeshje gjithmonë speciale, këto 90 minuta mund të vendosin të ardhmen e dy klubeve. Duhet të futemi në fushë të gatshëm dhe të japim gjithçka”, ka thënë Amir Rrahmani.

Rrahmani është pyetur se çka ndikuar te ai në aspektin personal ardhja e Spalletit.

 

“Tani luaj më shumë, ky është ndryshimi. Në një ekip si Napoli për çdo pozitë duhet të ketë dy lojtar, por ne në qendër të mbrojtjes kemi katër lojtar të fortë. Trajneri na kërkon gjithmonë gjëra të ndryshme, varet nga kundërshtari. Duhet të jemi gjithmonë të koncentruar, gjithmonë të gatshëm”, ka thënë Rrahmani.

Rrahmani ka thënë se ndeshja e nesërme është speciale dhe ndjenjë përgjegjësi.

“Është një ndeshje speciale, të gjithë ëndërrojnë të luajnë ndeshje të tilla dhe këtu shikohen lojtarët e vërtetë, ata që kanë karakter dhe dëshirë për fitore. Ne gjithmonë ndjejmë përgjegjësi, jo vetëm në Ligën e Evropës, por edhe në kampionat. Dua të luaj gjithmonë për fitore, edhe pse me raste ndodh diçka tjetër. Gjithmonë ka vend për përmirësime. Ka momente në ndeshje që duhet të presësh dhe momente tjera që nuk mund të bësh asgjë. Për t’u përmirësuar gjithmonë ka vend”, ka shtuar më tej ai.