Amir Rrahmani del pozitiv në testin për COVID-19

Napoli ka konfirmuar se mungojnë rezultatet e vetëm dy lojtarëve nga testet e bëra gjatë ditës së djeshme për COVID-19.

Përmes faqes zyrtare në Twitter, Napoli ka thënë se të gjithë lojtarët tjerë kanë dalë negativ, përpos mungesës së dy rezultateve të dy lojtarëve.

Corriere Della Serra, ka shkruar se Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.

Infektimi i Rrahmanit është lajm i keq për Kosovën, pasi qendërmbrojtësi kosovar nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmoj Kosovës për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut më 8 tetor.