Ambasadori i Britanisë: Pas ndeshjes ndaj Kosovës jam edhe më krenar që jam ambasador në këtë vend (VIDEO)

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka realizuar një video duke e falënderuar Kosovën, për mikpritjen që i kanë bërë kombëtares angleze.

Nicholas Abbott, ka thënë se përkrahja që i ofroi populli i Kosovës ekipit anglez dhe përkrahësve anglez ishte e mahnitshme.

“Kur kam arritur në Prishtinë në shtator,  kam qenë krenar të jem Ambasadori Britanik në Kosovë. Pas këtij vikendi jam edhe më krenar. Mikpritjen që populli i Kosovës i ofroi ekipit dhe përkrahësve Anglez ishte absolutisht e mahnitshme. Do të dëshiroja të falënderoj nga thellësia e zemrës sime popullin e Kosovës për mikpritjen që i kanë ofruar ekipit dhe përkrahësve Anglez këtë vikend. Ishte më të vërtetë shumë e veshte më të vërtetë shumë e veçantë dhe jam i sigurt që ju keni parë në mediat sociale shumë komente nga përkrahësit anglez që ishin këtu dhe që kanë kaluar një vikend të mrekullueshëm. Shumë faleminderit”, ka thënë Nicholas Abbott, përmes një video në profilin e tij zyrtar në Facebook.