Ambasada britanike i drejtohet tifozëve anglezë: Kënaquni në Kosovë!

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, me anë të një njoftimi ka treguar se si Kosova do të i pres tifozët anglezë për ndeshjen futbollistike e cila do të mbahet të dielën mes Kosovës dhe Anglisë.

Në thirrjen e ambasadës thuhet se Kosova po pret ngrohtë ardhjen e tifozëve anglezë.

“Thirrja e të gjithë tifozëve të Anglisë që udhëtojnë për në Prishtinë për ndeshjen Kosovë – Angli të dielën! Një pritje e ngrohtë ju pret në Kosovë, një vend i famshëm për mikpritjen dhe njerëzit miqësorë. Argëtohuni, bëni miq dhe shijoni ushqimin e shkëlqyeshëm, pamjet dhe natyrisht futbollin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë në Kosovë.

Kosova dhe Anglia të dielën zhvillojnë ndeshjen e radhës për kualifikime në Euro 2020.

Në ndeshjen e kaluar mes këtyre në tetor dy ekipeve në Southampton, Anglia kishte fituar me rezultat 5:3.