Alvaro Gonzalez: Neymar nuk e meriton respektim tim, është një person i ulët dhe që fyen shumë

Mbrojtësi Alvaro Gonzalez ka thënë se sulmuesi brazilian Neymar nuk e meriton respektin e tij, pas përplasjes që e kishin në derbin francez Marseille – Paris Saint-Germain.

Të dy lojtarët e fyen njëri tjetrin në baza racore duke bërë që të këtë edhe kacafytje mes tyre dhe lojtarëve të tjerë.

Të dy lojtarët ishin ndëshkuar me karton të kuq në atë ndeshje.

Gonzalez ka thënë se Neymar nuk e meriton respektin e tij.

“Nuk kam bërë asnjë fyerje dhe nuk do të lejoj që karriera ime profesionale të fyhet. Neymar nuk e meriton respektin dhe asgjë tjetër nga unë, është një person i ulët dhe që fyen shumë”, ka thënë Alvaro për sulmuesin brazilian.

Mbrojtësi i Marseille ka zbuluar se nuk ka dalë nga shtëpia e tij për një muaj, shkak I fyerje që ka pranuar nga tifozët e Parisit.

“Nuk jam larguar nga shtëpia për një muaj, shkaku i fyerjeve që kam pranuar nga tifozët e PSG-së, derisa ata nuk e kuptonin se ishte lojtari i tyre që më fyejti”, ka zbuluar spanjolli.