Alphonso Davies hyn në histori të Bundesligës si lojtari më i shpejtë

Mbrojtësi i krahut të majtë Alphonso Davies ka hyrë në histori të Bundesligës.

19 vjeçari në ndeshjen e sotme ndaj Werder Bremenit, në kuadër të Bundesligës, ka thyer rekordin e shpejtësisë duke vrapuar 36.52 kilometra në orë.

Kanadezi është bërë lojtari më i shpejtë deri më tani në futbollin gjerman.

Davies ani pse 19 vjeçar në këtë sezon ka bërë paraqitje fantastike me Bayernin duke luajtur në formacionin startues të Hansi Flicikit.