SUZUKA, JAPAN - OCTOBER 02: Fernando Alonso of Spain and Ferrari walks across the paddock ahead of the Japanese Formula One Grand Prix at Suzuka Circuit on October 2, 2014 in Suzuka, Japan. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Alonso mund të rikthehet në Formula 1

Fernando Alonso mund të jetë rikthimi i bujshëm në Formula 1 për botërorin e ardhshëm.

Lajmin e bëri të ditur menaxheri i tij Flavio Briatore, i cili theksoi se piloti spanjoll, dy herë kampion bote, mund të rikthehet te ish skuadra e tij Renault për vitin e ardhshëm. Alonso, që u largua nga bota e Formula 1 në vitin 2018, pas katër viteve me skuadrën e Mclaren gjatë dy viteve të fundit ka qenë i impenjuar me garat e Indy dhe Rally Dakar ku gjithashtu ka arritur jo pak suksese.

Rikthimi i tij në Formula 1 e mbi të gjitha te skuadra franceze mund të jetë një reklamë e jashtëzakonshme për këtë sport e mbi të gjitha për makinën e Renault për të thitur më tepër të ardhura dhe në aspektin e marketingut. 39-vjeçari, që ka fituar dy tituj botëror në vitet 2005 dhe 2006 duket se po mendon seriozisht rikthimin në njëvendëshet e Formula 1 dhe një lëvizje konkrete mund të bëhet në ditët në vazhdim nga ana e palëve.