Alnera Brahimi fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian në Bullgari

Boksierja Alnera Brahimi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian për juniorë, që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.

Brahimi në finale u mposht nga rusja, Zukhro umarbekova, deri në kategorinë 70 kilogramë.

Alnera të martën kishte shënuar fitore senzacionale në gjysmëfinale ndaj estonezes, Aleksandra Meliss, kurse deri në gjysmëfinale u kualifikua pa luftë.