Almir Kryeziu: Jam i lumtur me debutimin por jo me rezultatin

Sulmuesi i Arbërisë, Almir Kryeziu ka debutuar me Kosovën U21, në humbjen me rezultat 0-1, nga Shqipëria U21.

Kryeziu u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të, duke bërë paraqitje të mirë për 25 minuta lojë.

Ai ka deklaruar se nuk ishte fati me ta pasi bën një lojë të bukur.

“Ishte ndjenjë e papërshkrueshme ta përfaqësosh Kosovën. Nuk ishte fati me ne, sepse treguam një lojë të mirë. Mendoj që krijuam shumë raste dhe lojë të mirë, por fati nuk ishte me ne”, tha pas ndeshjes 22-vjeçari Kryeziu.

Kosovë U21 – Shqipëri U21, u luajt në kuadër të kualifikimeve për Europianin U21.