Allegri nuk dëshiron të bisedoj me Manchester Unitedin për postin e trajnerit

Massmiliano Allegri është trajner i lirë, prej largimit të tij nga Juventusi në verën e vitit 2019.

Pas largimit të tij nga bianconerët, italiani është ndërlidhur me Manchester Unitedin.

Por, sipas Calciomercato, Allegri nuk dëshiron të bisedoj me Unitedin për postin e tij.

Menaxheri i Allegrit, Giavanni Branchini, ka thënë se tani askush nuk është duke menduar për trajnerin që do ta ketë Unitedi në vitin e ardhshëm.

Branchini ka treguar se Allegri është duke e shijuar kohën e tij dhe nuk ka biseduar me askënd për punën e trajnerit.

“Deri tani askush nuk është duke menduar për trajnerin e tyre për vitin e ardhshëm. Të gjithë po mendojnë për këtë sezon, prandaj jemi të fokusuar për këtë sezon. Allegri është duke e shijuar  një vit të qet që i diuhej. Ai është duke i mbushur bateritë”, ka thënë Branchini për Calciomercato.

Ole Gunnar Soskjaer nuk e ka të sigurt qëndrimin në Old Trafford pas përfundimit të këtij sezoni.