Allegri flet pas humbjes ndaj Atalantës

Juventusi u shokua nga humbja e sotme ndaj Atalantës me rezultat 0-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 14-të.

Pas kësaj humbje bianconerët pozicionohen në vendin e tetë me 21 pikë.

Pas ndeshjes, trajneri i bianconerëve, Massmiliano Allegri ka thënë se janë me meritë në vendin e tetë.

”Duhet të vazhdojmë të luftojmë për pozitën 4. Kam besim të madh tek futbollistët. Pozita e tetë? E meritojmë të jemi aty. E kemi humbur qetësinë, duhet të shënojmë më tepër gola”, ka deklaruar Allegri.

Juventusi mposhtet në shtëpi nga Atalanta