Allegri e thumbon Ronaldon, thotë se Juventusi i tij nuk do të përqendrohet te individët

Largimi i Cristiano Ronaldos ka lën shije te keqe te Juventusi.

Portugezi u largua nga bianconerët në momente jo të mira.

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri e ka thumbuar Ronaldon duke thënë se ekipi në dy vitet e fundit kishte luajtur vetëm për portugezin.

Italiani thekson se tani Juventusi do të bëjë një lojë të bazuar te grupi.

Ajo që e ka dëmtuar shumë Juventusin në këto vitet e fundit ka qenë përqëndrimi i lojës tek individët dhe jo tek grupi. Qëllimi jonë është të krijojmë një filozofi loje të bazuar tek grupi, sepse jemi të bindur që kjo është e vetmja mënyrë për të pasur sukses. Në nëntor do jemi në një tjetër pozicion në klasifikim”, ka thënë Allegri.