Albin Kurti kujton babanë e Leart Paqaradës kur mbronte për Prishtinën

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar si dhuratë ndërsen e Leart Paqaradës i cili mbron ngjyrat e Kombëtares së Kosovës, nga babai i tij, Shukriu.

Albin Kurti përmes një shkrimi në Facebook e ka kujtuar kohën kur Shukri Paqarada mbronte për Prishtinën ndaj Cërvena Zvezdës.

“Paqarada fluturon porsi zog”. Kështu pikëllohej komentatori serb në vitin 1987 gjatë ndeshjes futbollistike ndërmjet Prishtinës dhe Cërvena Zvezdës, kur atëbotë portieri ynë Shukri Paqarada në stadiumin ‘Marakana’ në Beograd nuk lejonte të tundej rrjeta e portës së ekipit tonë. Dje, me familjen e tij, Shukriu erdhi për të ma dhuruar fanellën e djalit të tij, Leart Paqaradës, tash mbrojtës i majtë në St. Pauli të Gjermanisë dhe futbollist i reprezentacionit të Kosovës”, ka shkruar Albin Kurti në profilin e tij në Instagram.