Stadiumi i Gjilanit, Foto: KALLXO.com

Alban Hyseni e Hajrulla Çeku flasin për projektin e stadiumit të Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka takuar dje gjatë ditë Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Temë e diskutimit ishte çështja e stadiumit të qytetit të Gjilanit.

“Dje, bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, zhvilluam një takim të frytshëm me temë diskutimi rreth stadiumit të qytetit” thuhet  në një njoftim të Kryetarit të Gjilanit.

Hyseni thotë se bashkë me MKRS-në kanë përgjegjësi që punimet ti kryejnë sa më shpejtë që është e mundur.

“Punimet e këtij projekti, problematikë e trashëguar, bashkë me MKRS-në e kemi përgjegjegjësi për t’i kryer sa më shpejt që është e mundur, e sportistëve tanë t’iu krijohen kushte sa më modern” ka thënë Hyseni.

Kallxo.com edhe më herët kishte raportuar për gjendjen në të cilën ndodhet Stadiumi i Qytetit të Gjilanit.

Gjatë një takimi të mbajtur me drejtuesit e dy klubeve nga Gjilani, Kryetari i Gjilanit ishte shprehur se punimet ne rregullimin e stadiumit do të nisin sapo të plotësohen kushtet atmosferike.

Alban Hyseni disa vite më parë kishte qenë edhe basketbollist.