Alaba në bisedime me klube nga Premierliga, nuk bindet nga oferta e Real Madridit

Mbrojtësi i krahut të majtë, David Alaba ka njoftuar se do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit.

Austriakut i skadon kontratë në qershor të këtij viti dhe do të jetë lojtar i lirë.

Gazeta gjermane Sport Bild, shkruan se Alaba ka nisur bisedimet me disa skuadra nga Premierliga, pasi nuk është i kënaqur nga oferta e Real Madridit.

Po ashtu në garë për 28 vjeçarin është edhe Paris Saint-Germain, që dëshiron të përfitojë nga pa vëndosshmëria e Realit.

David Alaba është pjesë e Bayernit nga vitit 2010 duke i fituar të gjithë trofetë e mundshëm që janë për klube.