Koemen: Lenglet është serioz dhe një profesionist shumë i mirë

Mbrojtësi francez i Barcelonës, Clement Lenglet, ishte fajtori kryesor për barazimin ndaj Cadizit në fundjavë në kaudër të La Ligës.

Lenglet shkaktoi penallti në fund të takimit të cilën e konkretizuan në gol Cadizi për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Francezi ka marrë përgjegjësinë për gabimin e bërë ndaj Cadizit dhe është parë i mërzitur pas ndeshjes.

Trajneri i Barcës, Ronald Koeman ka treguar se ka folur me Lengletin për këtë gjë duke treguar se francezi e ka marrë personale këtë gabim.

“Unë fola me të këtë mëngjes. Ai është serioz, një profesionist shumë i mirë dhe situatën e ka marr si personale. Është një ndeshje në të cilën ai ka mundur të bëjë më mirë dhe është e vërtetë që ka pasur disa momente kur ka bërë gabime, por ne gjithashtu kemi bërë gabime në sulm dhe me lojtarë të tjerë.Ai duhet të përmirësojë disa gjëra, sikurse çdo lojtar”, ka thënë trajneri holandez.