ARKIV: Akil Gjakova pas triumfit | Foto: Facebook

Akil Gjakovë në garë për medaljen e bronztë

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se xhudisti Akil Gjakovë është në garë për të fituar medjeln e bronztë në Grand Slamin e Xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Ai do të ndeshet me gjeorgjianin, Lasha Shavdatuashvilli, në kategorinë 73 kg.

Gjakovë do të luftoj për medalje të bronztë pasi që në gjysmëfinale u mund në kohën shtesë nga Tsogtbaatar Tsend-Ochir.

Deri në gjysmëfinale erdhi pas fitoreve ndaj Keisei Nakano (Filipine), Marko Gusiq (Mali i Zi),ndërsa në çerekfinale mposhti Ferdinand Karapetian (Armeni).

Ndërsa ne vendin e shtaë, Laura Fazliu fitoi 260 pikë olimpike, të cilat e afrojnë tek norma olimpike Tokio 2020.