Akil Gjakova në finale të Kampionatit Europian, ia siguron Kosovës edhe një medalje

Akil Gjakova ia ka siguruar Kosovës edhe një medalje në Kampionatin Europian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Gjakova ka kaluar në finale deri në kategorinë 73 kilogramë.

Ai e mposhti xhudistin zvicerian Nils Stumps me hedhje maestrale në fillim të kohës shtesë.

Akil Gjakova synon medaljen e artë ndaj xhudistit izraelit Tohar Butbul.

Të premten Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Nora Gjakova të bronztën.

Akil Gjakova mposht xhudistin rus Musa Mugushkov dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Europianit