Ajzeraj optimist para takimit ndaj Feyenoordit

Sulmuesi anësor i Dritës, Almir Ajzeraj, është shprehur optimist para takimit ndaj skuadrës holandeze Feyenoord Rotterdam.

Ai ka shtuar se janë të motivuar në maksimum për ndeshjen e nesërme.

“Besoj që këto ndeshje ndaj ekipeve të mëdha siç është Feyenoordi, na ndihmojnë më shumë që të përmirësohemi dhe po ashtu edhe në zhvillimin tonë si futbollist. Motivimi është i madh”, u shpreh Ajzeraj.

Drita – Feyenoord, luhet të enjten nga ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të rundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Kapiteni i Dritës kërkon që ta befasojnë Feyenoordin