Ajaxi shkrin trofeun për t’ia dhuruar tifozëve  (VIDEO)

Ajaxi ka njoftuar se ka vendosur ta ndajë trofeun e ligës me tifozët e këtij klubi.

Kampionët holandezë, janë shpallur kampion të Holandës për të 35-tën herë në histori të klubit.

Ajaxi ka njoftuar se kanë vendosur ta shkrijnë trofeun në 42 mijë yje argjendi për t’ia dhuruar tifozëve të cilët kanë abonime sezonale në “Johan Cruyff Arena”.

“Këtë stinor na është dashur ta luajmë pa tifozët tanë në stadium, por ne përsëri kemi ndjerë mbështetjen e tyre çdo javë gjatë rrugës në stadium, në rrjetet sociale si dhe kontaktet tona personale me ta,” – u shpreh Van Der Sar, presidenti i klubit.