Agjenti i Hysajt: Ancelotti ia shkatërroi besimin, ia mori sigurinë

Elseid Hysaj, nuk e nisi mirë sezonin 2019/2020, nën urdhëratë e trajnerit italian Carlo Ancelottit.

Kapiteni i Shqipërisë, ka nisur ta marri vetën së bashku me Napolin, pas largimit të Carlo Ancelottit në drejtim të Evertonit.

Hysaj nën drejtimin e Genaro Gattusos, është bërë një titullar i padiskutueshëm.

Agjenti i 26 vjeçarit shqiptar, Mario Guiffredi ka deklaruar se Hysaj po e humbte besimin nën drejtimin e Ancelottit.

“Ancelotti ia shkatërroi besimin. Ia mori të gjithë sigurinë. Nuk bëri punë të mirë te Napoli, ndryshe nuk do ishte shkarkuar. Preferoj të mos flas për lidhjet e trajnerit me lojtarët, por shumë lojtarë nuk luanin mirë nën urdhrat e Ancelotti”, ka deklaruar agjenti i Hysajt për Radio Punto Nouvo.