Agim Ademi, kryetar i FFK-së. Foto: Kallxo.com

Agim Ademi: Fatmirësisht të gjithë futbollistët e ekipit kombëtar të Kosovës janë mirë

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se është pranë të gjithë futbollistëve të futbollit kosovar, por edhe atyre te kombëtares.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka njoftuar se të gjithë futbollistët e kombëtares së Kosovës janë mirë dhe nuk është prekur asnjë me coronavirus.

Ne kemi pasur kontakte me të gjithë futbollistët por sidomos me ata që janë në zonat më të rrezikuara. Unë si President dhe menaxheri i ekipit Kombëtar, Bajram Shala kemi qenë në kontakt me ta dhe unë u kam ofruar gjithçka që ata mund të kenë nevojë, përfshirë transportet speciale për ata që janë në zona më të rrezikuara.Normalisht më të rrezikuarit janë Samir Ujkani e Amir Rrahmani që vazhdojnë të jenë në Itali (vendi më i goditur në Evropë), por fatmirësisht të dy janë shumë mirë ndonëse janë në karantinë. Ndërsa, të rrezikuar kanë qenë edhe Florent Muslija dhe Arjanet Muric, pasi pjesëtarë të klubeve të tyre kanë testuar pozitiv, por fatmirësisht edhe Muslija edhe Muric kanë dal negativë në testet e tyre.Unë kam kontaktuar edhe me selektorin Bernard Challandes që është në një vend tjetër të goditur nga virusi (Zvicër) edhe ai fatmirësisht është mirë dhe jep mesazhin se tashmë është koha që përtej futbollit të mendojmë shëndetin e futbollistëve, punëtorëve sportiv, tifozëve dhe gjithë njerëzve në tërë globin që po përballen me këto vështirësi.Dua që në emër të Federatës t’ u bëj apel të gjithëve që të kenë kujdes dhe t’ u përmbahen këshillave të institucioneve”, ka thënë Agim Ademi për faqen zyrtare të FFK-së.