Afrim Tovërlani: Së bashku do t’i rikthejmë rezultatet e mira te Feronikeli

Feronikeli sot e ka zyrtarizuar Afrim Toverlanin në postin e trajnerit, si zëvendësues të Afrim Sopit, i cili u largua nga klubi për shkak të rezultateve të dobëta.

53 vjeçari edhe më herët e ka drejtuar Feronikelin në vitet 2015-2017, duke u shpallur kampion i Superligës në sezonin 2015/16.

“Toki”, ka folur për faqen zyrtare të klubit duke thënë se bashku do t’i rikthejnë rezultatet e mira te Feronikeli.

“E kam pranuar sfidën për t’u rikthyer në Drenas në një ambient të cilin e njoh shumë mirë, me shpresën se duke i bashkuar forcat do të arrijmë të rikthejmë rezultatet e mira dhe Feronikeli të rikthehet atu ku ka qenë në vitet e fundit. Kam ardhur këtu të punojë më përkushtimin më të madh dhe angazhimin tim për tu sfiduar me punën dhe se bashku në këtë klub të organizuar shpresojë që do të ja arrijmë qëllimit”, ka thënë Tovërlani për faqen zyrtare të Niklit.

Nikli në këtë sezon pozicionohet në vendin e pestë me 31 pikë, 13 pikë larg vendit të parë.

Kurse është në garë për Kupën e Kosovës, ku do të përballet në gjysmëfinale me skuadrën e Ballkanit.

 

Zyrtare: Afrim Toverlani trajner i Feronikelit