Afërdita Fazlija premton angazhim të madh te Kosova pas vazhdimit të kontratës

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Afërdita Fazlija do të jetë trajnerë e Kosovës A në futboll te vajzat.

Fazlija do t’i udhëheqë vajzat kosovare edhe për dy vitet e ardhshme.

Veton Çitaku, Sanije Krasniqi dhe Besart Ismajli do të jenë pjesë e ekipit të Afërdita Fazilja te Kosova A.

Menjëherë pas vazhdimit të kontratës, trajnerja e Kosovës, Afërdita Fazlija, ka folur për KALLXO.com.

Ajo ka thënë se e ka pritur vazhdimin e kontratës dhe premton angazhim të madh me vashat e saj për kualifikimet për botëror.

“Në bazë të punës që e kemi bërë e kam pritë që do të na vazhdohet kontrata. Sa i përket premtimeve për të ardhmen, ne do të jemi në ciklin për kualifikim në botërorë, ne jemi përfaqësuese e vogël me objektiva të mëdha, do të përqendrohemi maksimalit për ta bërë më të mirën në këto kualifikime, do të jemi shumë të motivuara dhe do të fillojmë nga sot përgatitjet për garat që na presin në shtator. Shpresoj dhe besoi në shtabin profesional dhe në lojtarët që do ta bëjmë më të mirën”, ka thënë Afëdita Fazlija për KALLXO.com.

Afërdita Fazlija e udhëheqë Kosovën që nga viti 2015, ende pa u pranuar Kosova në UEFA dhe FIFA.