Adrien Rabiot do t’i bashkohet Evertonit

Mesfushori francez, Adrian Rabiot, pritet të largohet nga Juventusi në merkaton e verës.

Rabiot iu bashkua Juventusit në vitin 2019 nga Paris Saint-Germain, si lojtarë i lirë.

Francezi nuk ka treguar paraqitje të mira në këtë sezon te italianët dhe mund të lirohet nga bianconerët.

Manchester United, Arsenal, Everton dhe Newcastle United, kanë shprehur interesim për 25 vjeçarin.

Tuttosport, shkruan se Carlo Ancelotti e ka bindur Rabiotin që t’i bashkohet në merkaton e verës.

Evertoni duket se e ka fituar garën për Rabiotin. Juventusi pritet t’i përfitoj 30 milionë euro nga shitja e tij.