Adis Beqiragiq vazhdon kontratën me Yllin

Boshnjaku, Adis Beqiragic do të jetë edhe për dy sezone trajner i skuadrës së Yllit në basketboll.

Beqiragiq ka shkruar historinë me Yllin në basketbollin kosovar duke e fituar titullin e kampionit për herë të parë në histori të klubit.

Po ashtu, Ylli kishte triumfuar edhe në Ligën Unike që u organizua nga Kosova dhe Shqipëria.

Skuadra suharekase e ka shpërblyer trajnerin 50 vjeçar me dy vite kontratë.

Adis Beqiragiq do ta udhëheqë Yllin deri në përfundimin e sezonit 2022/2023.