Xherdan Shaqiri: Foto/ Facebook

Adam: Shaqiri mund t’i ndihmoj klubit të fitoj kampionatin anglez

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Charlie Adam, ka folur për formën e Xherdan Shaqirit.

Xherdan Shaqiri në këtë edicion ka hasur në probleme për t’u inkuadruar në formacionin e parë.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, se ka parë Xherdan Shaqirin, si idealin për të qemë më formacion në ekipin e tij.

E për këtë ka komentuar Xharlie Adam, duke thënë se Shaqiri, mund t’i ndihmoj Liverpoolit që të shpallet kampion në Premierligë në këtë sezon.

“Mendoj se varet nga ai. Ka pasur disa lëndime në përgatitjet parasezonale. Në Liverpool të duhen lojtarët më të mirë. Ata që nuk luajnë duhet ta tregojnë vetën. Loja e tij është e mirë. Ka talent, gjithmonë e ka pasur. Fatmirësisht mund ta tregojë vetën në Liverpool, por është vështirë në klub të tillë. Është mjaftueshëm i mirë për të krijuar raste dhe të shënoj gola, mund t’i ndihmoj klubit të fitojë kampionatin anglez”, deklaroi ai.