AC Milan: Mendjen e kemi te vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri

Ekipi futbollistik italian AC Milan ka reaguar në Twitter pas tërmetit të sotëm në Shqipëri.

AC Milan përmes një publikimi ka thënë se mendjen e kemi në Shqipëri.

“Në këtë kohë tragjike, qëndrojmë me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri të goditur nga tërmeti katastrofik. Qëndroni të fortë!”, thuhet në publikimin e ekipit.

Gjatë ditës së sotme, mediat shqiptare kanë raportuar për 15 të vdekur si pasojë e tërmetit.

28 persona janë shpëtuar nga rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës, por raportohet gjithashtu për një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e godinave të shembura në këto zona.