A duhet të konsiderohet Mohamed Salah si lojtari më i madh afrikan ndonjëherë?

FOOTBALL NOW është një shfaqje e re që sjell në dritë disa nga çështjet, sfidat dhe debatet më të mëdha të lojës globale.

Me Kupën e Kombeve të Afrikës në zhvillim e sipër me superyje botërorë si Riyad Mahrez, Sadio Mane dhe Edouard Mendy, është një turne që me siguri do të ofrojë shumë emocione dhe kënaqësi në Kamerun. Megjithatë, nuk ka dyshim se kush është akteri kryesor: Mohamed Salah.

Statistikat spektakulare të Salah

Salah aktualisht ka 16 gola në Premier League, 6 më shumë se konkurrenti i tij më i afërt, ndërsa vetëm Sebastian Haller dhe Robert Lewandoëski kanë më shumë gola në Champions League. Egjiptiani ka 9 asistime në Premier League këtë sezon, duke ndarë vendin e parë me shokun e skuadrës Trent Alexander-Arnold dhe, ndoshta ajo që është më mbresëlënëse, ai ka shënuar 20 ose më shumë gola në pesë sezonet e fundit.

Sallah është njeriu kryesor i Liverpool-it, por vlera e tij për shtetin e tij shkon edhe më thellë. Prezantuesja e televizionit egjiptian Shima Saber tha për Football Now, “Ai është padyshim një rast unik. Ai është djali ynë. Ai është një model i shkëlqyer që ka punuar shumë drejt qëllimeve të tij. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që kemi një model të tillë. Ai është i model i çdo të riu.”

A duhet të konsiderohet Mo Salah futbollisti më i madh afrikan i të gjitha kohërave? Kjo pyetje po debatohet në episodin e kësaj jave të Football Now në prag të turneut më të madh në kontinent.

Fotbolli në Afrikë

Sporti ka filluar në Afrikë në fund të shekullit të 19-të. Diç më pak se 100 vjet më vonë, Konfederata e Futbollit Afrikan, e njohur gjithashtu si CAF, u themelua nga Sudani, Egjipti, Afrika e Jugut dhe Etiopia. Në këtë mënyrë u përurua turneu i Kupës së Kombeve Afrikane.

Një sondazh i Sportsmarkt i vitit 2011 tregoi se 72% e njerëzve nga kontinenti afrikan ishin të interesuar për futbollin. Sipas The Age of Football të David Goldblatt: Loja globale në shekullin e 21-të, 300 milionë njerëz rregullisht ishin pjesëmarrës në Premier League.

Mijëra tifozë marrin pjesë në ndeshjen hapëse të Kupës së Kombeve të Afrikës 2021 Themba Hadebe/Copyright 2022 The Associated Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Cilët lojtarë duhet të konsiderohen si më të mëdhenjtë ndonjëherë?

Kur bëhet fjalë për lojtarët afrikanë, Salah është pjesë e një shoqërie të madhe. Kandidatë të tjerë të shquar përfshijnë George ëeah, i cili ka qenë një sukses i madh brenda dhe jashtë fushës. Përveç fitimit të Topit të Artë, ai tani është presidenti i Liberisë. Roger Milla u bë senzacion botëror për talentin e jashtëzakonshëm në dispozicion të Afrikës kur 38-vjeçari udhëhoqi Kamerunin në të tetëshen e fundit të Kupës së Botës në vitin 1990. Didier Drogba dhe Samuel Eto’o shënuan më shumë se 600 gola mes tyre dhe fituan tituj të ligës si dhe kompeticionin më të madh evropian, Ligën e Kampionëve.

Transmetuesi jugafrikan, Fiso Mazibuko, beson se Samuel Eto’o është futbollisti më i madh i Afrikës. Ai tha për Football Noë, “Në epokën time, duke u rritur e duke parë futboll, nuk mendoj se ka një lojtar që mishëronte përsosmërinë afrikane në një fushë futbolli si Samuel Eto’o. Ai është golashënuesi më i mirë aktual në historinë e Kupës së Kombeve të Afrikës. Ai gjithashtu e ka fituar dy herë, kështu që ky është dikush që e ka bërë atë në skenën ndërkombëtare dhe dikush që e ka bërë atë në skenën e klubit gjithashtu”.

Samuel Eto’o (djathtas), i fotografuar përkrah Ronaldinhos dhe Lionel Messit, është golashënuesi më i mirë i Kamerunit, Manu Fernandez/AP2005

 

Për dallim prej tij, ish-mbrojtësi i Premier League, Chris Samba beson se Mohamed Salah fitoi pozicionin e tij në debatin për lojtarin më të mirë afrikan të të gjitha kohërave, por mendon se në moshën 29-vjeçare është thjesht shumë herët për këtë. “Ai është në kulmin e tij tani, por unë mendoj se ne duhet ta gjykojmë atë në fund të karrierës së tij. Sigurisht, unë mendoj se ai do arrijë në maje, por ka ende kohë që ai të shtojë kaq shumë trofe dhe shumë vlerësime të tjera në emrin e tij”.

Mohamed Salah, sigurisht, do të ketë një mundësi tjetër në javët e ardhshme për ta shtuar një tjetër trofe në koleksionin e tij me skuadrën e tij egjiptiane në Kamerun. Dhe, duke qenë se është një vit i Kupës së Botës, ndoshta 2022 do të jetë me të vërtetë viti ku sulmuesi i Liverpool bën një hap gjigant drejt vendosjes si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave në Afrikë.

 

Linku: https://www.euronews.com/2022/01/13/should-mohamed-salah-be-considered-as-the-greatest-african-player-ever