8 persona vdiqën pas një përplasje në Kupën e Kombeve në Afrikë

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 38 janë plagosur në një përplasje jashtë një ndeshje futbolli të Kupës së Kombeve të Afrikës në Kamerun.

Lajmi është bërë i ditur nga medium BBC.com

Në mesin e personave që ndërruan jetë është edhe një 14 vjeçar. Konfederata e Futbollit Afrikan gjithashtu ka nisur hetimin e saj.

Stadiumi ka një kapacitet prej 60,000 ulëseve, por për shkak të kufizimeve të COVID-19 nuk ishte menduar të ishte më shumë se 80% i mbushur për ndeshjen e së hënës.

Zyrtarët e ndeshjes citohen të kenë thënë se rreth 50,000 njerëz po përpiqeshin të merrnin pjesë.