8 ndeshje në Ligën e Kampionëve do të luhen sot

Liga e Kampionëve rikthehet sot me tetë ndeshje interesante.

Këto ndeshje do të luhen në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Dy ndeshje do të luhen nga ora 18:55, kurse gjashtë tjera nga ora 21:00.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Atletico Madridit dhe Bayern Munchen.

Po ashtu ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Monchengladbachit dhe Interit.

Një tjetër takim interesante pritet të zhvillohet në “Anfield”, mes Liverpoolit dhe Ajaxit.